Bleona Qereti në Gjykatën e Tiranës, mësohet arsyeja

Bleona Qereti në Gjykatën e Tiranës, mësohet arsyeja

Gjatë ditës këngëtarja e njohur Bleona Qereti është parë në Gjykatën Penale të Tiranës.

Deri para pak orësh nuk dihej arsyeja se pse Qereti ishte paraqitur në organet e drejtësisë, gjersa pak orë më vonë, është bërë e ditur se ajo kishte shkuar atje për të pushuar një kallëzim, përcjellë Gazeta Enigma.

Sipas Top Channel bëhet fjalë për një kallëzim të bërë prej saj ndaj një arkitekteje, ër të cilën ka kërkuar hetime pas konflikteve për çështje pagesash.

Nga hetimet nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar. /Gazeta Enigma

Related Articles