Presidenti kinez u shkon në konak amerikanëve pas një dekade, Trumpi do ta presë në aeroport

Presidenti kinez u shkon në konak amerikanëve pas një dekade, Trumpi do ta presë në aeroport

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet të mbërrijë sonte në Uashington, në kuadër të vizitës së tij të parë shtetërore në Shtetet e Bashkuara pas më shumë se dhjetë vitesh.

Sipas raportimeve të AP-së, presidenti amerikan Donald Trump pritet ta presë personalisht homologun kinez në aeroport, para se Xi të vazhdojë me agjendën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ky gjest po shihet si një tregues i rëndësisë që administrata amerikane i ka dhënë vizitës së liderit kinez dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vizita zhvillohet në një kohë kur raportet mes SHBA-së dhe Kinës vazhdojnë të kenë peshë të madhe në çështjet e tregtisë, sigurisë dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Related Articles