Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ngritur shqetësime për situatën aktuale në Kosovë, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë në disa fusha.
Daka, tha se Kosova po përballet me një krizë politike, shoqërore dhe kushtetuese, ndërsa shprehu dyshimin nëse vendi ka kaluar ndonjëherë më parë në një situatë të tillë.
“Kosova është duke hyrë në një krizë përfundimtare, politike, shoqërore, kushtetuese. Nuk e di a ka qenë ndonjëherë Kosova kështu. Bile edhe ajo situata e vitit 1999, kur kemi qenë në luftë, kemi pasur përkrahje të madhe. Ajo përkrahje tashmë ka humbur”, tha Daka.
