Blinken: Nuk na duhet kthimi në të kaluarën, duhet zbatuar marrëveshjet nga dialogu

Blinken: Nuk na duhet kthimi në të kaluarën, duhet zbatuar marrëveshjet nga dialogu

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, theksoi sot në Vjenë se SHBA-të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen.

“Ne mbështesim përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e vetmja mënyrë e besueshme për përparim në atë proces. Ne duam të shohim vullnet të mirë dhe një qasje konstruktive nga të dyja palët”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegu i tij austriak Alexander Schallenberg.

Ai tha se të dyja palët duhet të shmangin tensionet, të rrisin transparencën dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen”, ka theksuar Blinken.

Ai tha se SHBA-të bashkëpunojnë me Austrinë për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoi angazhimin e Vjenës dhe veçanërisht të Schallenberg në stabilizimin e situatës në rajon.

“Ballkani Perëndimor është diçka që na është për zemër, veçanërisht për presidentin amerikan Joe Biden. Për presidentin dhe mua, si dhe për botën, fokusi në vitet 1990 ishte në Ballkan, në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ajo që nuk na duhet, sidomos jo qytetarëve të rajonit, është kthimi në të kaluarën, kthimi në vitet nëntëdhjetë”, theksoi Blinken.

Ai tha se falë lidershipit të Austrisë, rajoni po përparon drejt integrimit evropian.

Ai theksoi se SHBA-të mbështesin një Ballkan Perëndimor demokratik, paqësor dhe të begatë të integruar në BE.

Related Articles