Takimi Vuçiq – Lajçak, diskutohet për progresin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Takimi Vuçiq – Lajçak, diskutohet për progresin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Vuçiqit.

Vuçiq përmes një reagimi ka treguar se çfarë është biseduar në takimin me Lajçakun.

Vuçiq tha se ai bisedojë me Lajçakun për kushtet e popullit serbë dhe trajtimin e tyre në Republikën e Kosovës si dhe për hapat konkret drejtë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kam biseduar me Miroslav Lajcak për situatën në Kosovë dhe kushtet e padurueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq.

Related Articles