Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të dielën se pamja e trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugë në Buça në Ukrainë është “goditje të rëndë”.
“Ju nuk mund të mos i shihni këto imazhe si një goditje të rëndë,” tha Blinken për CNN një ditë pasi u transmetuanpamjet e tmerrshme të qytetit të rimarrë nga forcat ukrainase.
“Ky është realiteti i asaj që po ndodh çdo ditë për sa kohë që brutaliteti i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon”, tha Blinken.
Më herët, ministri i jashtëm i Ukrainës akuzoi forcat ruse për vrasjen e qindra njerëzve në këtë qytet. / Gazeta Enigma.