Nga data 21 deri 23 tetor 2022, me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, organizohet edicioni i parë i Forumit të grave për paqe dhe siguri në Republikën e Kosovës.
E Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij evenimenti janë parapare planifikime operacionale, duke filluar nga 21 tetor 2022, prej kur pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe me datë 22 tetor ku mbahet evenimenti kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022.
“Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.
Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, edhe për sot Policia njoftoi për bllokimin e disa segmenteve rrugore, pasi sot në Republikën e Kosovës do të vijë për vizitë disa ditore presidenti i Republikës së Maltës, George Vella, së bashku me një delegacion shoqërues.