Bllokohet ashensori në Gjykatën e Apelit, zyrtarja shtatzënë mbetet e bllokuar për 45 minuta

Bllokohet ashensori në Gjykatën e Apelit, zyrtarja shtatzënë mbetet e bllokuar për 45 minuta

Gjatë ditës së premte, në Gjykatën e Apelit ka ndodhur një incident, ku një ashensor ka ndaluar së punuari derisa brenda tij ishte një zyrtare e kësaj gjykate, raporton Gazeta Enigma.



Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

Arifi ka theksuar se gjendja shëndetësore e zyrtares nuk dihet ende pasi, sipas udhëzimeve të ndihmës së shpejtë, është dashur të bëjë një ultrazë pasi e njëjta është shtatzënë.

“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Nuk dihet gjendja e saj sepse udhëzimi i ndihmës së shpejtë ka qenë të shkojë ta bëjë një ultrazë sepse punëtorja është shtatzënë”, ka thënë Arifi për Shqip.com, përcjell Gazeta “Enigma”.

Më tej, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta.

Ndërsa, ka theksuar se “është dashtë të thyhet muri për me e nxjerrë zonjën nga ashensori”.

Related Articles