Hapi i madh i Zhegrovës, transferohet te kampioni i Francës

Hapi i madh i Zhegrovës, transferohet te kampioni i Francës

Edon Zhegrova ka bërë hapin më të madh në karrierë deri tash.



Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi të Francës, Lille, siç raporton L’Equipe.

Zhegrova ka udhëtuar për në Paris, kurse sot pritet të shkojë në very për të nënshkruar kontratën e re pesë-vjeçare.

Formalitetet për testet mjekësore tashmë janë kompletuar.

Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023.

Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë jetësore momentalisht./Gazeta Enigma/

Related Articles