Bllokohet rruga për në Merdare nga serbët

Bllokohet rruga për në Merdare nga serbët

Qytetarë serbë nga ora 18:00 kanë bllokuar rrugën që shpie në pikëkalimin kufitar në Merdar nga ana e Serbisë, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF) të martën pasdite, duke bërë thirrje që të shmanget kjo pikë.

Sipas informacioneve të pranuara nga kjo qendër, bllokada është paralajmëruar të nisë nga ora 18:00. 

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdarë, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pikëkalime të tjera kufitare, deri në një njoftim të ri,” thuhet në komunikatën e qendrës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të informohen para nisjes së udhëtimit dhe të shmangin këtë pikëkalim për të mos hasur në pengesa të panevojshme.

“Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit 045198000, 045198606, si dhe në numrin pa pagesë 080050095”, vijon njoftimi.

Bllokimi vjen në ditën kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në vendosjen e gurthemeleve për ndërtimin e dy urave mbi Ibër.

Related Articles