BNE mposhtet në finalen e turneut CCT South Europe Series 3 në CS:GO

BNE mposhtet në finalen e turneut CCT South Europe Series 3 në CS:GO
Ekipi Kosovar, Bad Neës Eagles kanë humbur me rezultat 2:0, në finalen ndaj ekipit me origjinë Ruse, Aurora, raporton Gazeta Enigma.

Ballafaqimi mes këtyre dy ekipeve u bë në map-at Mirage (19:22) dhe Anubis (4:16), kështu duke humbur turneun e CCT South Europe, serinë e tretë, dhe duke dhënë dorë nga cmimi prej 20.000 dollarësh, të rezervuara për vendin e parë.

Ecuria e shkëlqyeshme e djelmoshave Kosovar, duke mundur ekipet SI HONORIS, dhe Copenhagen Flames, i dërgoi ata në finalen e këtij turneu evropian.

Bad Neës Eagles, i përbërë nga lojtarët: Flatron Halimi(juanflatroo), Rigon Gashi(rigoN), Dionis Budeci(sinnopsyy), Sener Mahmuti( SENER1), dhe Genc Kolgeci(gxx-), gjindet në vendin e 21-të prej të gjitha ekipeve më të mira në bote, të vlersuara nga organizata për eSports HLTV./ Gazeta Enigma/

Related Articles