Legjenda kroate, Zvonimir Boban së bashku me legjendën portugeze Luis Figo do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Boban do të vjen në cilësi të shefit të futbollit në UEFA, derisa Figo në cilësi të këshilltarit të UEFA-s.
Së bashku me ta do të qëndrojnë edhe zyrtarë tjerë të këtij institucioni.