Klubi norvegjez i dërgon thirrje tifozëve dhe i heq kufizimet anti-COVID-19. Prishtina fitoi ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bodo/Glimt me rezultat 2-1.
Të enjtën nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja e kthimit në Norvegji.
Klubi Bodo/Glimt ka bërë thirrje në faqen zyrtare që tifozët të ndihmojnë me përkrahje për të mposhtur Prishtinën. Madje, për të lehtësuar prezencën e tifozëve klubi ka njoftuar se nuk do të kërkojë testin negativ për Covid-19 as pasaportën e gjelbër.
På torsdag skal vi revansjere tapet i Kosovo, og da trenger vi din hjelp! ???? Ingen krav om testing eller grønt koronapass denne gangen heller! https://t.co/TQqJJv31yB— FK Bodø/Glimt (@Glimt) August 8, 2021