Boksieri shqiptar u përgjigjet me fitore fishkëllimave të tifozëve serbë në Beograd

Boksieri shqiptar u përgjigjet me fitore fishkëllimave të tifozëve serbë në Beograd

Boksieri shqiptar, Alban Beqiri ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror të boksit për amator që po mbahet në Beograd.

Beqiri para se të ngjitej në ring u fishkëllye, por fishkëllimave të tifozëve serbë iu përgjigj në mënyrën me të mirë me fitore.

Boksieri i Shqipërisë në 1/8-ën e finaleve e mposhti boksierin nga Panama, Eduardo Beckford Chambers me rezultat 4:1 në kategorinë 71 kilogramë.

Beqiri është vetëm një hap larg medaljes, në çerekfinale, pasi dy ditë më vonë, takohet me Zeyad Eashash të Jordanisë.

Related Articles