Interi është eliminuar nga Kupa e Italisë, pasi u mposht nga Bologna me rezultat 2-1 vetëm pas vazhdimeve në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Ndeshjen në mirë e nisën më mysafirët, që rrezikuan me anë të Giovanni Fabbian në minutën e 12-të, por që goditja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e 31-të, Davide Frattesi lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo Federico Ravagli bëri një pritje fantastike.
Pjesa e dytë ishte disi skenar i asaj të parës, duke mos arritur të shënonte gol nga asnjëra skuadër edhe pse Nerazzurët kishin një penallti.
Marko Arnautovic rrezikoi për Interin në minutën e 53-të, por që goditja e tij nuk ishte precize.
Ishte minuta e 65-të kur Lautaro Martinez e mori përgjegjësinë të gjuante nga pika e bardhë, por që Ravaglia bëri pritje të çmendur.
Me kaq edhe përfundoi koha e rregullt, për të shkuar më pas në vazhdime.
Carlos Agusto realizoi në minutën e 92-të të vazhdimeve, nga një asistim i Federico Dimarcos dhe Intri mendoi se e siguroi kalimin tutje.
Por, Bologna ia doli të realizonte me anë të Sam Beukema (112′), duke filluar përmbysjen e rezultatit.
Heroi i mysafirëve ishte Dan Ndoye, që- realizoi për 2-1 në minutën e 116-të të vazhdimeve.
Në çerekfinale, Bologna do të përballet me Fiorentinën që eliminoi Parman me rezultat 3-2.