Gareth Southgate ka një arsye më shumë, në të vërtetë “4 milionë arsye”, për të drejtuar përfaqësuesen e Anglisë drejt trofeut të Katar 2022.
Sipas raportimeve të medieve britanike në kontratën e trajnerit të “Tre Luanëve” përfshihet një bonus prej 4 milionë paund në rast të fitores së Kupës së Botës.
Botërori Katar 2022 është rreth një muaj larg startit dhe tashmë trajnerët e përfaqësueseve pjesëmarrëse po mendojnë se si do të funksionojnë, për të siguruar trofeun më të rëndësishëm që një Kombëtare mund të fitojë.