Borell pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, reagon KMDLNJ

Borell pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, reagon KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas deklaratës së kryediplomatit evropian, Josep Borell, që të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë.



KMDLNJ e ka cilësuar si anues shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell.

“Për faktin se BE –e asnjëherë nuk ishte distancuar nga qëndrimet anuese të Borrellit lehtësisht mund të kuptohet se qëndrimi i Borrellit është edhe qëndrim i BE –së aq më parë që kanë qëndrim mohues ( neutral ) ndaj statusit politik të Kosovës duke e mohuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Nuk ka çështje më të pamoralshme se që është kushtëzimi i Borrell-it për lejim të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese në Serbi në kohën kur mbajtja e referendumit në Kosovë edhe për një çështje minore siç është tredhja e qenve është pamundësuar edhe me vet Kushtetutën e Kosovës e që ishte imponuar nga borrellët para këtij Borrelli , zëdhënësit të Aleksandar Vuçiqit”, thuhet në reagim.

Related Articles