Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, njoftoi se përmes një bisede me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, përmblodhën rezultatin që ai e quan zhgënjyes, për takimin e sotëm të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se përshkallëzimi duhet të shmanget, ndërsa shtoi se BE-ja dhe NATO mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren.
“EULEX-i po monitoron nga afër”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.
Debriefed @NATO SG @jensstoltenberg about the disappointing outcome of today’s EU-facilitated high level meeting between Belgrade and Pristina.
Escalation must be avoided. The EU and NATO remain coordinated, also on the ground. @EULEXKosovo is monitoring closely.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 21, 2022