Borrell pret në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

Borrell pret në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrel në takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ishte kënaqësi të prisja liderët e Ballkanit Perëndimor. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë”, është shprehur Borrell.

Tutje kryediplomati u shpreh se ‘së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë’.

Borrell në rrjetin social X, ndau dhe disa foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku në krahë të tij shihet presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Gazeta Enigma/

Related Articles