Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi se pati progres në takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandar Vuçiq.
Borrell, në një konferencë për media, pas takimi deklaroi se dialogu do të fillojë sërish gjatë muajit mars dhe se pret nga pala kosovare e ajo serbe të mos ketë veprime të pakoordinuara.
“Shpresoj që asnjë veprim i pakoordinuar të pengojë bisedimet në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve pa të cilin asnjëra nga palët nuk do të mund të realizoj të ardhmen e tyre evropiane”, tha Borrell.
“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë ne”.
“Progres është bërë sot dhe ju rekomandoj palëve që të përfshihen në të njëjtën kohë duhet më shumë punë nga palët që të bëhet më shumë për atë të cilën është negociuar. Do të vazhdohet me diplomaci dhe nga mesi i marsit shpresoj që të kemi të finalizuar punën” u shpreh Borrell.