Në Bruksel ka filluar takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova prezentë është ministrja Donika Gërvalla.
Sipas një njoftimi të lëshuar sot nga MPJD thuhet se në takim tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë.