Borussia Dortmund siguron finalen e madhe në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmund siguron finalen e madhe në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmund ka siguruar finalen e madhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj PSG-së, duke regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme ishte 0 me 1, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 0 me 2.

Mats Hummels realizoi golin e vetëm në ‘Parc des Princes’, duke i dhënë ‘Milionerëve’ suksesin e madh dhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Fituesi i ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich, do të jetë kundërshtar i Borussia Dortmund në finale.

Related Articles