Bota në ‘pikë kthese’ – Çfarë tha Putin në fjalimin e Ditës së Fitores në Moskë?

Bota në ‘pikë kthese’ – Çfarë tha Putin në fjalimin e Ditës së Fitores në Moskë?

Vladimir Putin ka mbajtur sot fjalimin e tij vjetor të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës.

Dita e Fitores përkujton fitoren e BRSS ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, por ai përdori fjalimin e tij për të folur për luftën e sotme në Ukrainë, raporton BBC News, transmeton Gazeta Enigma.

Putin tha se qytetërimi ishte përsëri në një “pikë kthese vendimtare”, me një “luftë të vërtetë” duke u zhvilluar kundër Rusisë.

Ai pretendoi se Rusia po mbronte sovranitetin e saj – pavarësisht faktit se ishte vet ai që urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Putin krahasoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës me nazistët e mundur në Luftën e Dytë Botërore, duke akuzuar Perëndimin se harroi se kush i mundi nazistët.

Ai tutje pretendoi se Rusia dëshironte një të ardhme “paqësore” dhe fajësoi Perëndimin për mbjelljen e farës së “urrejtjes” dhe “rusofobisë”.

Presidenti rus në fjalimin e tij u shpreh se të gjithë në Rusi ishin të bashkuar në mbështetjen e ushtarëve që merrnin pjesë në atë që ai e përshkroi si “operacion special ushtarak të Rusisë”.

Related Articles