BQK-ja ia revokon licencën kompanisë “Kosova e Re”, Mehmeti jep arsyet

BQK-ja ia revokon licencën kompanisë “Kosova e Re”, Mehmeti jep arsyet

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti ka mbajtur konferencë për medie.



Ai ka treguar që Bordi ka marr vendim për revokimin e licencës kompanisë “Kosova e Re”, pas 11 muajve nën administrim të përkohshëm.

Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë BQK-ja, për përmirësimin të gjendjes financiare, Mehmeti thotë se kompania nuk i është përgjigjur kërkesave.

“Bordi i BQK-së ka marr vendim që Kosovës së Re t’i rivokohet licenca. Kosova e Re ndër vite ka pasur vështirësi financiare, dhe atë për mbulim të provizioneve teknike. BQK-ja përkatësisht në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes financiare të siguruesit Kosova e Re”.

“Aksionar i siguruesit Kosova e Re nuk ju ka përgjigjur kërkesave të BQK-së. Me qëllimin të mbrojtjes BQK duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë, ka marr vendim për rivokimin e licencës së këtij siguruesi”.

“Nuk është vendim i lehtë, kemi bërë përpjekje i kemi dhënë mundësi, i kemi shqiptuar gjoba fillimisht, thjesht deri në proces të administrimit dhe pas një periudhe të gjatë ne si bord e kemi vazhduar administrimin edhe për tre muaj, me kush që të ketë shenja në drejtim që aksionari e ka seriozisht vullnetin për të shpëtuar këtë kompani”.

“Në bazë të dhënave të fundit numri total është 140, 80 janë punëtore dhe 60 agjentë”, tha Mehmeti.

Related Articles