Britani e Madhe: Shfaqen 10 mijë raste me Omicron

Britani e Madhe: Shfaqen 10 mijë raste me Omicron

Në Britani të Madhe janë shfaqur 10 mijë raste të reja me variantin Omicron, derisa janë duke vazhduar të preken shumë njerëz me këtë virus.

Këtë të shtunë, në Mbretërinë e Bashkuar janë shfaqur 90,418 raste me koronavirus.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se është tepër i shqetësuar për nivelin e lartë të infeksioneve me këtë virus.

Ai deklaroi se në Londër janë shfaqur 26 mijë raste të reja, shkruan BBC.

“Gjatë ditëve të fundit jam takuar me kolegë në të gjithë qytetin, nga zjarrfikësit deri tek policia. Ne jemi tepër të shqetësuar nga rritja e madhe e rasteve me variantin Omicron”, tha ai.

Të dhënat e fundit të Qeverisë kanë bërë të ditur se në spitale duke marrë trajtim për COVID-19 janë 1,534 pacientë./Gazeta Enigma/

Related Articles