“Britania e Madhe është mbrojtësja kryesore e Kosovës”

“Britania e Madhe është mbrojtësja kryesore e Kosovës”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, iu garantuan stabilitet e siguri gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të paintegruara në Bashkimin Evropian.

Kjo bazuar në pikën 12 të marrëveshjes historike që i dedikohet pikërisht këtij rajoni, përfiton edhe Kosova.

Në Traktatin e Madh të miqësisë britaniko-gjermane, sqarohet që Mbretëria e Bashkuar, këtë vjeshtë do të jetë nikoqire e Samitit të Berlinit, një nismë kjo gjermane, ku siç thotë dokumenti, do të bashkojë liderët e gjashtë shteteve ballkanase, si dhe liderët e shteteve evropiane për të mbështetur siç thuhet stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Lidhur me këtë zhvillim të rëndësishëm, ka folur profesori Daut Dauti.

Ai thotë se Ballkani gjithmonë do të jetë një vend që është i kërcënuar, andaj dhe është e rëndësishme të jenë këto lloj traktatesh.

“Këto dy shtete kanë lidhur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ekonomike, diplomatike, politike, kulturore, por mbi të gjitha lidhet mbi bazat e çështjes së sigurisë, dhe Ballkani për fat të keq mbetet gjithmonë një vend që është i kërcënuar, apo vetvetiu kërcënohet. Por traktati mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë është në njëfarë mënyre vazhdimësi e traktatit që u bë javë më parë me Francën”, tha Dauti.

Profesori shtoi po ashtu se Britania e Madhe mban qëndrim të paluajtshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, ai tha se Britania është mbrojtësja kryesore e Kosovës në Evropë, madje profesori shton se Mbretëria e Bashkuar mund të jetë mbrojtësja më e madhe e vendit tonë edhe në botë.

Related Articles