Britania e Madhe vazhdon të shënojë rritje të rasteve pozitive me COVID-19

Britania e Madhe vazhdon të shënojë rritje të rasteve pozitive me COVID-19

Britania e Madhe ka raportuar për 15,810 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të publikuar, në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 18 persona si pasojë e COVID-19.

Numri i të prekurve me koronavirus në Britani të Madhe ka shënuar rritje ditëve të fundit si pasojë e variantit indian, të njohur si Delta.

Sipas njoftimit, të enjten në këtë shtet ishin shënuar 21 raste të vdekjes e 16,703 raste të reja me COVID-19 derisa një javë më parë numri i të vdekurve ishte 11, ndërsa i të prekurve me koronavirus, 10,476.

Në këtë shtet, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 221,534 persona me dozën e parë të vaksinës e 177,813 me dozën e dytë të saj. Kjo nënkupton se, që nga fillimi i vaksinimit në fund të vitit të kaluar, Britania e Madhe ka administruar me 43,877,861 vaksina si dozë të parë dhe me 32,085,916 si dozë të dytë.

Related Articles