Britania: Rusia po sulmon qytetet ukrainase pa dallim

Britania: Rusia po sulmon qytetet ukrainase pa dallim

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se forcat ruse po granatojnë qytetet ukrainase “pa dallim” teksa avancimi i tyre ka ngecur në rajonet lindore të Ukrainës.

Në përditësimin ditor të informacioneve lidhur me luftën në Ukrainë, zyrtarët e mbrojtjes thanë se granatimet në një numër të madh të qyteteve kanë rezultuar “me shkatërrim të madh” dhe numër të madh të viktimave civile.

Mbretëria e Bashkuar tha se forcat ruse “po vazhdojnë të rrethojnë një numër qytetesh në lindje të Ukrainës”, por theksoi se trupat ruse kanë bërë “përparim të kufizuar” javën e fundit në synimin e tyre për të marrë nën kontroll këto qytete.

Zyrtarët paralajmëruan se forcat ruse me gjasë do të rrisin fuqinë e tyre të zjarrit “për të mbështetur sulmet në zonat urbane, që veçse kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz”. / Gazeta Enigma.

Related Articles