Mbretëria e Bashkuar do të fillojë trajnimin e ushtarëve ukrainas javën e ardhshme se si të përdorin dhe rregullojnë tanket që dërgohen në vend.
Ministri i Mbrojtjes, Alex Chalk, tha se ka kënaqësinë të bëjë të ditur se stërvitjet do të fillojnë nga e hëna, shkruan Skynews.
“Qëllimi është që tanket të mbërrijnë në fund të marsit, dhe nga tani e këtej një program vërtet i rëndësishëm trajnimi, jo vetëm për ekuipazhet e tankeve që do ta operojnë atë, por edhe për ata që do të ngarkohen për mirëmbajtjen e tij”, tha Chalk
Chalk, mes tjerash, u tha deputetëve se pajisja e Ukrainës me këto tanke është shumë e rëndësishme.
“Pajisja e Ukrainës për të shtyrë Rusinë nga territori i saj është po aq e rëndësishme sa pajisja e tyre për të mbrojtur atë që ata tashmë kanë. Së bashku ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të kaluar nga rezistenca ndaj forcave ruse në dëbimin e tyre nga toka ukrainase”.
“Vendosmëria jonë e bashkuar mund dhe do të jetë vendimtare. Në vitin 2023 ne jemi më të vendosur se kurrë. Ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha ai.