Ministria e Shëndetësisë apelon sërish tek qytetarët

Ministria e Shëndetësisë apelon sërish tek qytetarët
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje të vazhdueshme në drejtim të qytetarëve që ujin para përdorimit ta vlojnë, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo thirrje nga ana e MSh-së vjen pas vërshime të mëdha dhe turbullirave të shkaktuara në disa komuna të Kosovës, në sistemin e ujësjellësit.

Me anë të një njoftimit të MSh-së është thënë se procesi i vlimit është procedurë e thjeshtë, por sipas tyre është e domosdoshme për parandalimin e shpërthimeve epidemike.

Më tej thuhet se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

“Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Related Articles