Broja nuk lë gjurmë në barazimin e Chelseat ndaj Brentfordit

Broja nuk lë gjurmë në barazimin e Chelseat ndaj Brentfordit

Chelsea nuk aka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Brentfordit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Premierligë.

Sulmuesi I Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ishte startues në këtë ndeshje, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Broja u zëvendësua në minutën e 63-të nga Raheem Sterling.

Kjo ishte hera e parë që Broja kishte startuar për Chelsean në këtë sezon në Premierligë.

Pas këtij barazimi Chelsea pozicionohet në vendin e katërt me 20 pikë.

Related Articles