Liverpooli triumfon ndaj West Hamit me golin e Nunezit

Liverpooli triumfon ndaj West Hamit me golin e Nunezit

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj West Hamit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Premierligë.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Darwin Nunez në minutën e 22-të.

Mysafirët kishin mundësi që ta barazonin rezultatin për Boëen e humbi penalltinë në minutën e 45-të, shkruan Gazeta Enigma.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e 7 me 16 pikë.

Kurse, West Hami në vendin e 13-të me 11 pikë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles