Brukseli propozon përfshirjen e detyrimeve nga Marrëveshja e Ohrit në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE

Brukseli propozon përfshirjen e detyrimeve nga Marrëveshja e Ohrit në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE

Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm kanë dorëzuar propozimin që obligimet nga Marrëveshja e Ohrit do t’i bëjnë pjesë integrale të procesit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, propozimi i Komisionit iu përcoll Këshillit të BE-së të premten, më 2 shkurt, raporton Tanjug.

Me këtë propozim, detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe Aneksi i Zbatimit i rënë dakord marsin e kaluar në Ohër, zyrtarisht do të bëhen pjesë përbërëse e procesit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Related Articles