Brunei, shtet në Azi, ka hequr vizat për qytetarët e Kosoëvë.
Këtë e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare atje.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, shkroi e para e vendit në një postim.
“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, u shpreh tutje Osmani.
Brunei është një komb i vogël në ishullin e Borneos, i ndarë në 2 seksione të dallueshme, i rrethuar nga Malajzia dhe Deti i Kinës Jugore. Është i njohur për plazhet dhe pyjet e tij tropikale me biodiversitet, pjesa më e madhe e të cilave është e mbrojtur brenda rezervave. Kryeqyteti, Bandar Seri Begaëan, është shtëpia e xhamisë luksoze Jame’Asr Hassanil Bolkiah dhe 29 kupolave të saj të arta. Pallati masiv Istana Nurul Iman i kryeqytetit është rezidenca e sulltanit në pushtet të Bruneit. /Gazeta Enigma