Bugaqku: Komisionerët e dyshuar për manipulim votash nuk duhet të përfshihen në zgjedhjet e 7 qershorit

Bugaqku: Komisionerët e dyshuar për manipulim votash nuk duhet të përfshihen në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisionerët që po hetohen për manipulim votash nuk duhet të angazhohen në procesin e ri zgjedhor të 7 qershorit, vlerëson Vullnet Bugaqku nga KDI. Sipas tij, largimi i tyre nga administrimi i zgjedhjeve do të ishte një hap i rëndësishëm për të parandaluar abuzimet dhe për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve.

“KQZ-ja nuk duhet të lejojë që komisonerët e njëjtë dhe të cilët janë duke u hetuar nga ana e prokurorisë për manipulim të procesit zgjedhor që të njëjtit të mos përfshihen më, ky është hapi i parë qe e vendos një preventivë të mos abuzimit dhe mos keqpërdorimit të rezultateve dhe vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Bugaqku.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, procesi përfundoi në rinumërim total pas dyshimeve për devijim të vullnetit qytetar në mijëra raste. Për manipulime të dyshuara të votave, mbi 100 komisionerë përfunduan nën hetim dhe arrestim.

Related Articles