Buja falënderon qytetarët për besimin: PDK do vazhdojë rrugën për një Lipjan më të bashkuar

Buja falënderon qytetarët për besimin: PDK do vazhdojë rrugën për një Lipjan më të bashkuar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për besimin e shprehur, ani se Imri Ahmeti i LDK-së fitoi pa balotazh.

“Faleminderit juve që nuk u ndalët asnjë ditë! Që ecët me mua derë më derë, që e ngritët flamurin e PDK-së me krenari në çdo cep të komunës, që uk u lodhët, nuk u lëkundët dhe nuk u trembët. Ju jeni forca që e mban këtë subjekt gjallë dhe krenar. Ju jeni njerëzit që nuk e shihni PDK-në vetëm si parti, por si një kauzë, si një ideal, dhe si një obligim moral ndaj vendit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Buja në një postim.

“Rezultatet e zgjedhjeve janë shprehje e vullnetit tuaj dhe si të tilla, meritojnë respekt të plotë. PDK – Dega në Lipjan do të vazhdojë të punojë me dinjitet, me respekt për çdo qytetar dhe me vullnet të sinqertë për bashkëpunim, gjithmonë në të mirë të komunës sonë. PDK do të vazhdojë rrugën për një Lipjan më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve”, u shpreh tutje Buja.

Related Articles