Bundesliga gjermane ka përfunduar sezonin 2021-22 disa ditë më parë. Bayern Munich u shpall kampion për të 10-ën herë radhazi, duke vendosur “diktaturën” në kampionat.
Mirëpo teksa ndeshjet kanë përfunduar, Bundesliga ka publikuar listën e lojtarëve më të shpejtë të sezonit.
Qendërmbrojtësi holandez i Mainz-it, Jeremiah St. Juste, ka arritur shpejtësinë më të lartë, 36.63 km/h.
Në vendin e dytë renditet një tjetër holandez (përfaqëson Surinamin), Sheraldo Becker, i Union Berlin-it. Anësori ka arritur shpejtësinë maksimale prej 36.39 km/h.
Në vendin e tretë renditen dy lojtarë me shpejtësi të njëjtë prej 36.37 km/h. Alphonso Davies nga Bayern Munich-u dhe Kevin Schade nga Freiburg-u.
Erling Haaland, ish-sulmuesi i Borussia Dortmund-it kishte arritur shpejtësinë prej 36.3 km/h.
Lista plotësohet me:
6-Bryan Lasme (Arminia Bielefeld), 36,08 km/h
7-Jeremie Frimpong (Bayer 04), 36,07
8- Moussa Diaby (Bayer 04), 35,99
9-Lukas Klostermann (RB Leipzig), 35,97
10-Emre Can (Borussia Dortmund), 35,96