Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar Dardan Krivaqën edhe në rigjykim me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Në gusht të vitit 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.
Më 23 shkurt, Apeli e ka miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin, me arsyetimin se ka pasur shkelje procedurale gjatë gjykimit.