Një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton policia.
I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, lajmëron raporti i policisë. / Gazeta Enigma.