Burri më i gjatë në botë udhëton drejt Rusisë për të gjetur nuse

Burri më i gjatë në botë udhëton drejt Rusisë për të gjetur nuse

Sulltan Kosen, 39 vjeçar i cili është 2.51 centimetra i gjatë, ka udhëtuar drejt Rusisë për të gjetur grua dhe për të krijuar një familje.

“Kam dëgjuar se gratë ruse i duan meshkujt e nxehtë dhe të sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë”, tha ai në një televizion rus.

Fermeri me prejardhje kurde i lindur në qytetin juglindor turk Mardin, ka hyrë në libërt të Guinness si burri më i gjatë në botë.

Kosen tha se përfundimisht u mësua të ishte kaq i gjatë, por ai pranon se ndonjëherë i shkakton disa vështirësi dhe shqetësim.

Ai u martua me një grua siriane 1.75 centimetra, e quajtur Merve Dibo në vitin 2013, por gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht dhe ai mund të flasë vetëm turqisht.

The world?s tallest man Sultan Kosen, standing at 2.51m (8ft 3in), has married 1.73m (5ft 8in) Merve Dibo in his hometown in Mardin, Turkey. Sultan and Merve wedding day portrait 3.jpg

Çifti së fundmi janë divorcuar dhe Kosen tashmë është rikthyer për të gjetur një tjetër grua.

Ai hipi në një avion dhe udhëtoi për në Moskë në kërkim të një nuseje të re në fillim të dhjetorit. Kosen tha se kishte dëgjuar se gratë ruse kanë një bukuri të jashtëzakonshme dhe një shpirt të dashur dhe vendosi se donte që një nuse ruse t’i lindte një djalë dhe një vajzë.

Në një emision Kosen tha: “Duhet të jetë e lehtë. Mund ta siguroj mirë dhe nuk kam nevojë për para. Do të doja ta ktheja gruan time në Turqi. Unë jetoj në një vend historik, në juglindje, por mjaft larg nga deti. Një grua ruse e dashuruar do ta adhurojë burrin e saj përgjithmonë”./Gazeta Enigma/

Related Articles