Lëndohet një person nga një vetaksident në Gurakoc të Istogut

Lëndohet një person nga një vetaksident në Gurakoc të Istogut

Një person është lënduar këtë të diel në fshatin Gurakoc të Istogut si pasojë e një vetaksidenti.

Këtë për Gazetën ‘Enigma’ e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 11:23, një person i lënduar ishte dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në e Istogut”.

“Ai me pas ishte liruar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin”,ka thënë Gashi./Gazeta Enigma/

Related Articles