Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua nga fshati Gllamnik i Podujevës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.
Sinjali mëson se 24-vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor shkaku i lëndimeve të marra nga dhuna.
Si rezultat i denoncimit , i dyshuari është kapur nga Policia dhe fillimisht është dërguar në stacion policor, e më pas janë kryer procedurat e tjera të nevojshme.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”, ndërsa gruaja është dërguar te familja e saj, aty ku ndihet më e sigurt.