Një grua nga Gjilani është zhdukur gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rastin e kishte raportuar bashkëshorti i saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.