Policia e Kosovës ka raportuar për një tentim vrasje në fshatin Studenicë të Istogut.
Sipas raportit 24-orësh, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Por nga kjo e shtënë nuk është plagosur asnjë person.
Ndërsa Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet në Prokurori që rasti ka ndodhur mes një personi dhe dhëndrit të tij, përcjellë Gazeta “Enigma“.
Motivi dyshohet të ketë qenë tradhtia, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) e ka gjuajtur bashkëshortin e motrës me dyshimin që gruaja e tij e ka tradhëtuar me të.
I dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta “Enigma“/