Një krim brenda familjes është parandaluar këtë të hënë në Kukës, ku një 36 vjeçar ka kërcënuar bashkëshorten dhe vëllanë e saj se do i vriste.
Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një 36 vjeçar me iniciale B.S. i cili në fillim ia ka prerë gishtat bashkëshortes së tij dhe ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe vëllanë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryemadh, ku mësohet se shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. / Gazeta Enigma.