Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje dhe shtytje në vetëvrasje në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në ora 08:15.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar duke u munduar ta detyroj të kryej veprën e ka sulmuar fizikisht”.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.