Burri nga Rahoveci gjen vdekjen në oborrin e shtëpisë, ishte duke e rregulluar traktorin

Të mërkurën në Rahovec një burrë ka pësuar lëndime të rënda nga traktori, me ç’rast nga lëndimet e marra ka vdekur në QKUK, raporton Gazeta Enigma.

Siç njofton policia, i ndjeri ishte duke e rregulluar traktorin në oborrin e tij,  traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke e rregulluar traktorin ne oborrin e tij,  traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve”, thujet në raport/ Gazeta Enigma.

Related Articles