Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptarë pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa, në provincën e Vincezas në Itali.
51-vjeçari shqiptar, Gëzim Alla, ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla.
Pas vrasjes 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar tek forcat e rendit.
Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në banesë. Teksa raportohet se fëmijët për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.
Ndërsa, motivet e vrasjes ende nuk dihen, por fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.