Burrit në Leposaviq i vidhet kazani i rakisë dhe mjetet e punës

Burrit në Leposaviq i vidhet kazani i rakisë dhe mjetet e punës

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Leposaviq dje rreth orës 08:40.

Atje një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe në bodrum i kanë vjedhur mjete të punës dhe një kazan të rakisë.

Policia thotë se rasti po hetohet.

“Rr. Socanic, Leposaviq 12.11.2022 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty në podrum kishin vjedhur mjete t ‘punës, një kazan të rakisë. Rasti është duke u hetuar”.

Related Articles