Tomislav Busiç ka përfunduar karrierën e tij tek skuadra e Gjilanit, shkruan Gazetasheshi. Sulmuesi kroat është paraqitur për kuqebardhët në ndeshjen ndaj Prishtinës, por vetëm gjatë pjesës së parë, pasi në mbyllje të kësaj gjysmërloje, Busic u përshëndet me publikun dhe stafin drejtues të SC Gjilani.
35 vjeçari ka luajtur vetëm në 40 minuta dhe është zëvendësuar me Shend Kelmendin. Kështu sulmuesi nga Kroacia ka mbyllur edhe karrierën e tij futbollistike. Kujtojmë që Busiç me parë ka luajtur edhe për skuadrat shqiptare si Flamurtari, Vllaznia, Tirana dhe Teuta. Ndërsa me sukses ka luajtur edhe për grupmoshat e Kroacisë deri në U21, shkruan gazeta.sheshi.